| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti i Türkiyes: Ata që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin
Njerëzimi dhe vëllazëria do të jenë fitues, së bashku me kombin turk dhe qytetarët e tij, thotë presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Presidenti i Türkiyes: Ata që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin
Presidenti i Türkiyes: Ata që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin / َAA

Ata që përfitojnë nga terrorizmi dhe kërkojnë ta zhysin rajonin në paqëndrueshmëri do të humbasin, tha presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.

"Tregtarët e gjakut do të humbasin; oportunistët që përfitojnë nga terrorizmi do të humbasin. Kryesit e gjenocidit që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin", tha Erdogan në një aktivitet me rastin e 955-vjetorit të Betejës së Malazgirtit në provincën juglindore Bitlis, një fitore historike për Türkiyen në Anadoll.

Erdoğan tha se do të dëshmohet ngritja e "një Türkiyes së madhe dhe të fortë", duke shtuar se sapo nisma "Türkiye pa terror" të arrijë qëllimin e saj, "dyert e një epoke të re do të hapen para kombit tonë".

Ai shtoi se njerëzimi dhe vëllazëria do të jenë fitues, së bashku me kombin turk dhe qytetarët e tij.

Duke iu referuar Ahlatit, një pikënisje e rëndësishme në fitoren e Malazgirtit, Erdoğan tha: "Kudsi dhe Istanbuli u çliruan me besimin që mori formë në Ahlat".

"Askush të mos ketë asnjë dyshim. Agimi i një Türkiye të madhe dhe të fortë ka lindur. Ka filluar ndërtimi i 'Shekullit të Türkiyes'", shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë