ShBA, anulohen mbi 2.700 fluturime ditore për shkak të mbylljes së qeverisë
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy tha se nëse mbyllja vazhdon, trafiku ajror i ShBA-së mund të ulet ndjeshëm.
Për shkak të mbylljes 40-ditore të qeverisë në ShBA, vazhdojnë ndërprerjet në aktivitetet e aviacionit ndërsa ka tejkaluar 2.700 numri i anulimeve të fluturimeve ditore në vend.
Mbi 2.700 fluturime u anuluan të dielën në ShBA. Sipas faqes së internetit "FlightAware" që gjurmon fluturimet në të gjithë vendin, rreth 10 mijë fluturime u vonuan vetëm të dielën.
Mbi 1.000 fluturime u anuluan të premten ndërsa mbi 1.500 të shtunën. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy tha se nëse mbyllja vazhdon, trafiku ajror i ShBA-së mund të ulet ndjeshëm.
Ai paralajmëroi se me ndërprerjet shtesë mund të shënohen reduktime deri në 20 për qind në fluturime.
Ulja e numrit të oficerëve aktivë të kontrollit të trafikut ajror për shkak të mbylljes së qeverisë përmendet si shkaku kryesor i anulimeve të fluturimeve ndërsa linjat ajrore fajësojnë qeverinë dhe kongresin.