Tubacioni i naftës Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite është vënë në shënjestër të një sulmi të hënën në rajonin perëndimor të Medinës, duke shkaktuar zjarr të kufizuar, tha një zyrtar i Ministrisë së Energjisë.
Nuk është raportuar për të lënduar apo viktima dhe funksionimi i tubacionit nuk është prekur, tha zyrtari në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.
Ekipet e emergjencës dhe grupet e specializuara teknike nisën menjëherë punën pas incidentit, duke marrë masa për sigurimin e vendit, shtoi zyrtari.
Nuk janë dhënë detaje të tjera.
Incidenti ndodhi në një kohë të përshkallëzimit ushtarak mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, dhe grupit Huthi, që ka ndërmarrë vazhdimisht sulme me raketa dhe dronë në drejtim të territorit saudit.




















