BIZNES & TEKNOLOGJI
1 minuta leximi
Prodhuesi turk i raketave Roketsan nënshkruan marrëveshje mbrojtjeje me Indonezinë
Marrëveshjet përfshijnë raketën kundër anijeve ATMACA dhe një iniciativë për prodhim të përbashkët, tha kreu i Roketsan.
Prodhuesi turk i raketave Roketsan nënshkruan marrëveshje mbrojtjeje me Indonezinë
Prodhuesi turk i raketave, Roketsan, nënshkruan marrëveshje mbrojtjeje me Indonezinë / AA
11 Qershor 2025

Prodhuesi turk i raketave, Roketsan, ka nënshkruar dy kontrata me kompaninë indoneziane PT Republik Defence Indonesia.

“Kontratat përfshijnë raketën kundër anijeve ATMACA dhe një iniciativë për prodhim të përbashkët”, njoftoi Murat Ikinci, drejtor i Roketsan, në platformën X të mërkurën.

"Këto marrëveshje shënojnë një hap kyç në forcimin e kapaciteteve detare të Indonezisë dhe avancimin e zhvillimit të industrisë vendase të mbrojtjes", tha ai.

Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të panairit të mbrojtjes INDO Defense 2025, që po mbahet në kryeqytetin Xhakartë.

Më herët të mërkurën, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi gjithashtu se Türkiye do të eksportojë 48 avionë luftarakë në Indonezi, në një marrëveshje rekord për vendin.