| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Mickoski pret në takim homologun serb Macut
Palët janë pajtuar se thellimi i lidhjeve miqësore mes dy shteteve paraqet një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Mickoski pret në takim homologun serb Macut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Mickoski pret në takim homologun serb Macut / AA

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në ambientet e Qeverisë realizoi takim me homologun serb, Gjuro Macut.

Siç thuhet në një njoftim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dy kryeministrat kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore. Po ashtu është vënë theks te shkëmbimi tregtar, projektet e përbashkëta energjetike dhe lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është partner dhe mik i sinqertë, me të cilin e ndajnë vizionin për një Ballkan të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues.

Ndërkaq, Macut ka shprehur mbështetje për proceset reformuese në shtet dhe ka nënvizuar se Beogradi dhe Shkupi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Qeveria më tej njoftoi se të dy palët janë pajtuar se thellimi i lidhjeve miqësore mes dy shteteve paraqet një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Eksploro
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen