4 orë më parë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë pune në Itali, ku është takuar me homologen italiane, Giorgia Meloni.
Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, Rama u prit në ceremoni zyrtare nga kryeministrja e Republikës së Italisë në Pallatin Chigi.
Gjithashtu, theksohet se Rama dhe Meloni zhvilluan më pas një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.
TË REKOMANDUARA
Rama pritet do të takohet edhe me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Kryeministria e Shqipërisë ka deklaruar se vizita realizohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























