| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kontribuon në buxhetin familjar me suvenire të bëra nga materiale të ricikluara
Done Aytekin, instruktore mjeshtre punon simbolet e Kapadokias dhe motivet karakteristike të zonës në suvenire të prodhuara nga materiale të ricikluara.
Kontribuon në buxhetin familjar me suvenire të bëra nga materiale të ricikluara
Kontribuon në buxhetin familjar me suvenire të bëra nga materiale të ricikluara

Done Aytekin, e cila ka punuar për rreth 10 vjet si instruktore mjeshtre në qendrat e arsimit publik dhe bashki në Nevsehir, kontribuon në ekonominë familjare duke i shndërruar mbetjet që përfundojnë në plehra në suvenire në punishten që ka krijuar.

Aytekin ka bartur në punishten e saj të ngritur në zonën Nar njohuritë dhe përvojën që ua ka përcjellë kursantëve të saj për vite me radhë.

Aytekin, e cila u jep jetë të re shisheve të qelqit të hedhura, sendeve të vjetra shtëpiake dhe farave të frutave, realizon punime me motive në qeramikë, dru dhe kungull të tharë, duke i shndërruar secilën prej tyre në produkte dekorative.

Ajo i prezanton produktet e saj me turistët përmes hoteleve, agjencive turistike dhe pikave të shitjes së suvenireve në Kapadokya.

Duke punuar simbolet e Kapadokias dhe motivet karakteristike të zonës në veprat e saj, Aytekin kontribuon si në mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe në prezantimin e vlerave kulturore të rajonit te turistët nga një këndvështrim i ndryshëm.

Done Aytekin tha për Anadolu se gjatë jetës së saj profesionale ka trajnuar qindra kursantë dhe u shpreh se puna në punishten që kishte ëndërruar ta krijonte prej vitesh është një burim lumturie për të.

"Shesim përmes internetit"

Duke treguar se në punishten e saj u mundëson vizitorëve edhe punime praktike, Aytekin tha se planifikon të organizojë edhe programe trajnimi për zhvillimin e aftësive të banorëve të zonës.

Duke vënë në dukje se frymëzohet nga pasuritë natyrore dhe kulturore të Kapadokias, Aytekin tha:

"I kushtoj rëndësi riciklimit. Përpiqem t'i rikthej në përdorim produkte si shishe mbetjesh, tabaka, enë balte dhe letër. Veçanërisht për të kontribuar në turizëm dhe për të promovuar rajonin tonë të Kapadokisë, ne shesim përmes internetit".

Duke u bërë thirrje grave që të mos heqin dorë nga prodhimi, Aytekin tha: "Për vite me radhë kam trajnuar gratë tona. Ato gjithashtu kontribuuan në ekonomitë e tyre. Gratë tona të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre".

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë