| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Këshilltari i lartë i EBA-së e cilëson si "akt terrorist" incidentin në fluturimin e "Flydubai"-t
Anwar Gargash vlerëson kapitenin indian si “hero të vërtetë” pasi fluturimi Dubai-Tel Aviv u devijua drejt Arabisë Saudite.
Këshilltari i lartë i EBA-së e cilëson si "akt terrorist" incidentin në fluturimin e "Flydubai"-t
Këshilltari i lartë i EBA-së e cilëson si "akt terrorist" incidentin në fluturimin e "Flydubai"-t

Këshilltari i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, e cilësoi sot si “akt terrorist” incidentin e ndodhur në bordin e fluturimit të "Flydubai" nga Dubai drejt Tel Avivit, duke vlerësuar kapitenin për veprimet e tij gjatë emergjencës.

“Kapiteni indian Smit Machchhar meriton çdo vlerësim”, tha Gargash në platformën X, duke e cilësuar atë si “hero të vërtetë”.

“Përballë një akti të rëndë terrorist dhe një katastrofe të mundshme, ai e mishëroi kuptimin e vërtetë të guximit dhe përgjegjësisë”, tha Gargash. Ai vlerësoi gjithashtu profesionalizmin dhe “ndjenjën morale në rrethanat më të vështira” të pilotit.

Fluturimi FZ1073 i "Flydubai" me 174 pasagjerë nga Dubai drejt Tel Avivit, mori të mërkurën leje për të kryer një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar "Prince Sultan bin Abdulaziz" në Tabuk të Arabisë Saudite.

"Flydubai" tha më herët se “në kabinën e pilotimit ndodhi një përplasje” dhe se anëtarët e ekuipazhit siguruan avionin përpara se ta devijonin atë në mënyrë të sigurt drejt Arabisë Saudite.

Zyrtarët e aeroportit thanë se kapiteni dhe oficeri i parë u plagosën dhe u dërguan në spital pas incidentit. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u raportuan të sigurt dhe u konfirmua prania e tyre.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë