| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike
Sipas njoftimit nga Ushtria, aktivitetet përfshijnë organizimin dhe funksionimin e pikave të kontrollit mobile, vendosjen dhe veprimin nga pozicionet e artilerisë si dhe kryerjen e detyrave patrulluese dhe veprimeve të veçanta taktike.
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike
RMV: Vazhdon stërvitja "BLESOK 26" me aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike / TRT Balkan

Në kuadër të realizimit të stërvitjes kombëtare fushore taktike "BLESOK 26", në poligonin ushtarak "Krivollak" të Maqedonisë së Veriut, u realizuan aktivitete të orientuara drejt kryerjes së detyrave taktike në një mjedis të ndërlikuar dhe dinamik sigurie. 

Sipas njoftimit nga Ushtria, aktivitetet përfshijnë organizimin dhe funksionimin e pikave të kontrollit mobile, vendosjen dhe veprimin nga pozicionet e artilerisë si dhe kryerjen e detyrave patrulluese dhe veprimeve të veçanta taktike.

"Paralelisht me këtë, njësitë në terren funksionuan edhe në kushte të mbikëqyrjes dhe zbulimit të simuluar nga ajri, duke vepruar në përputhje me procedurat standarde operative dhe duke zbatuar masa përkatëse për ruajtjen e sigurisë operative", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me këtë lloj skenarësh mundësohet një verifikim real i aftësisë për të njohur në kohë sfida të ndryshme, reagim të përshtatshëm dhe kryerje efikase të detyrave në kushte të ndryshme taktike.

"Aktivitetet kontribuojnë në avancimin e gatishmërisë luftarake të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë dhe konfirmimin e aftësisë për veprim në përputhje me misionin e njësisë", thuhet në njoftim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë