| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen kosovare: Të punojmë për forcimin e marrëdhënieve
“Pres me padurim të punoj ngushtë me të për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka thënë Siljanovska-Davkova në urimin drejtuar Shiroka-Pulës.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen kosovare: Të punojmë për forcimin e marrëdhënieve
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen kosovare: Të punojmë për forcimin e marrëdhënieve/ AA

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.

“Urime të sinqerta për prof. dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Si profesor koleg, pres me padurim të punoj ngushtë me të për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, promovimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Siljanovska-Davkova në një postim në platformën sociale amerikane X.

Ajo i ka uruar Shiroka-Pulës sukses të plotë gjatë mandatit të saj.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës mbrëmë me 81 vota në Kuvendin e Kosovës, pas së cilës bëri betimin para deputetëve.