| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Koloneli 54-vjeçar, i cili shërbente në Grupin e Trajnimit të Telekomunikacionit dhe Elektronikës 128, pranë Athinës qendrore, pranoi se i kishte përcjellë Kinës informacione të klasifikuara, përfshirë materiale që lidhen me NATO-n.
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën / AA
6 Shkurt 2026

Një oficer i Forcave Ajrore të Greqisë, i arrestuar nën dyshimin se ka rrjedhur informacione te rivali i madh i ShBA-së, ka pranuar se ka spiunuar për Kinën.

Sipas transmetuesit publik ERT, koloneli 54-vjeçar, i cili shërbente në Grupin e Trajnimit të Telekomunikacionit dhe Elektronikës 128 në zonën Kavouri, pranë Athinës qendrore, pranoi se i kishte përcjellë Kinës informacione të klasifikuara, përfshirë materiale që lidhen me NATO-n.

Transmetuesi bëri të ditur se ai gjithashtu identifikoi personin e tij lidhës kinez, i cili është i vendosur në Kinë.

ERT-ja raportoi se shërbimi i inteligjencës greke EYP filloi monitorimin e kolonelit pasi u sinjalizua nga inteligjenca amerikane për aktivitetet e tij. Oficeri kishte qasje në informacione të ndjeshme që lidhen si me Greqinë ashtu edhe me NATO-n.

Duke bashkëpunuar me inteligjencën ushtarake, agjencia EYP dje veproi për arrestimin e kolonelit, në momentin kur ai po përgatitej të dërgojë një tjetër paketë informacioni drejt Kinës.

Sipas transmetuesit, koloneli, ekspert në elektronikë dhe komunikime, mund t’i ketë shkaktuar dëme serioze sigurisë së Greqisë dhe NATO-s.

Raporti po ashtu tha se mbetet e paqartë nëse Kina i ka ndarë informacionet e marra me palë të tjera.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Nxënësit në Bregun Perëndimor zhvillojnë mësimin në rrugë shkaku mbylljes së rrugës nga izraelitët
Irani thotë se Hormuzi është vënë nën kontrollin e forcave të armatosura iraniane
ShBA-ja dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të reja në Pakistan mbi çështjen bërthamore
CENTCOM-i: Ushtria amerikane ka përfunduar dorëzimin e bazave kryesore në Siri
Irani: Transferimi i uraniumit të pasuruar jashtë vendit është i papranueshëm
Shefi i OKB-së mirëpret vendimin e Iranit për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit
Netanyahu: Misioni i Izraelit kundër Hezbollahut nuk ka mbaruar pavarësisht armëpushimit me Libanin
Pakistani kërkon fund të përhershëm të luftës, thirrje ShBA-së dhe Iranit të tregojnë fleksibilitet
"Mjaft më": Trump thotë se ShBA-ja po e ndalon Izraelin të kryejë sulme të mëtejshme ndaj Libanit
Trump pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit: Faleminderit!
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjitha anijet deri në fund të armëpushimit në Liban
Kryediplomati ukrainas: Rusia po përgatit sulm masiv ndaj Ukrainës
Policia izraelite ndalon imamin e Al-Aksës në Kuds të hyjë në xhami për namazin e xhumasë
Kryediplomatja palestineze: Gjenocidi i Izraelit ndaj popullit të Gazës nuk është ndalur
Somalia: Veprimi izraelit mbi Somaliland shkel sovranitetin dhe rrezikon stabilitetin rajonal
Ambasadori amerikan në Ankara e quan Sirinë “eksperiment të madh në diplomacinë e re”
“Krimi me motiv politik” në Gjermani arrin nivelin më të lartë
Siljanovska-Davkova nga Antalya: Ballkani historikisht pjesë e Evropës
Presidenti sirian: Bisedimet me Tel-Avivin në “vështirësi të mëdha”
Sulmi izraelit vret tetë persona në Libanin jugor pas shpalljes së armëpushimit