| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Stërvitje e përbashkët ushtarake ShBA–Arabi Saudite në shkretëtirën e Kalifornisë
"Stërvitja 'Quincy-1' synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe të shkëmbejë ekspertizë", tha Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite.
Stërvitje e përbashkët ushtarake ShBA–Arabi Saudite në shkretëtirën e Kalifornisë
Stërvitje e përbashkët ushtarake ShBA–Arabi Saudite në shkretëtirën e Kalifornisë / Reuters
6 Nëntor 2025

ShBA-ja dhe Arabia Saudite nisën stërvitje të përbashkët ushtarake në bazën ushtarake "Fort Irwin" në Kaliforni, njoftoi Ministria e Jashtme saudite.

Ministria saudite në një deklaratë të mërkurën tha se stërvitjet e përbashkëta "Quincy-1" synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale, të shkëmbejnë ekspertizë dhe të forcojnë integrimin në kryerjen e operacioneve të përbashkëta në mjedise të ndryshme luftarake".

Ministria nuk specifikoi kohëzgjatjen e stërvitjes apo numrin e personelit pjesëmarrës.

Qendra kombëtare e trajnimit "Fort Irwin" është zonë e madhe trajnimi për ushtrinë amerikane, që shtrihet në rreth 3.108 kilometra katrorë në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë