Emine Erdoğan shënon Ditën Botërore të Ujit, paralajmëron rritjen e rreziqeve nga mungesa e ujit
Në një mesazh të shpërndarë në platformën turke të mediave sociale NSosyal të dielën, Emine Erdoğan tha se të gjitha vendet tani përballen me rreziqe në rritje të lidhura me mungesën e ujit.
Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, ka shënuar Ditën Botërore të Ujit duke bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për ta përmirësuar shfrytëzimin efikas të ujit dhe duke paralajmëruar se uji është bërë një çështje e mbijetesës kombëtare, sigurisë dhe furnizimit ushqimor për vendet në mbarë botën.
Në një mesazh të shpërndarë në platformën turke të mediave sociale NSosyal të dielën, Emine Erdoğan tha se të gjitha vendet tani përballen me rreziqe në rritje të lidhura me mungesën e ujit.
“Duke bashkuar idetë, përpjekjet dhe qëllimet tona të mira, ne mund të parandalojmë që vendi ynë të bëhet një nga ata që përballen me mungesë uji”, tha ajo.
Zonja e Parë turke gjithashtu bëri thirrje për ndërgjegjësim më të gjerë për shfrytëzimin efikas të ujit dhe u kërkoi njerëzve të të gjitha moshave të veprojnë me “besnikëri ndaj ujit, respekt për bekimet dhe përkushtim ndaj jetës,” dhe të marrin pjesë në një mobilizim mbarëkombëtar për përdorimin e ujit.
Dita Botërore e Ujit, e shënuar çdo vit më 22 mars, organizohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për ta rritur ndërgjegjësimin për ujin e të freskët dhe për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm të ujit.