| albanian
BOTA
1 minuta leximi
Pentagoni do të fillojë largimin e afër 1.000 personave transgjinorë nga ushtria
Memorandumi vjen pasi Gjykata Supreme i hapi rrugën administratës së presidentit Trump për të zbatuar një politikë të Departamentit të Mbrojtjes që u ndalon personave transgjinorë të shërbejnë në ushtri.
00:00
Pentagoni do të fillojë largimin e afër 1.000 personave transgjinorë nga ushtria
Pentagoni do të fillojë largimin e afër 1.000 personave transgjinorë nga ushtria
9 Maj 2025

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të fillojë largimin e personave transgjinorë nga ushtria në një memorandum të lëshuar dje.
a

"Përafërsisht 1 mijë anëtarë të shërbimit që janë vetë-identifikuar si të diagnostikuar me disfori gjinore do të fillojnë procesin e ndarjes vullnetare", tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

Parnell tha se departamenti amerikan do të zgjasë periudhën e ndarjes vullnetare për 30 ditë për anëtarët e Shërbimit të Komponentit Aktiv dhe 60 ditë për anëtarët e Shërbimit të Komponentit Rezervë si dhe do të vazhdojë me përpunimin për ndarjet jo vullnetare pas këtyre periudhave.

Sipas memorandumit, periudha e pranueshmërisë për t'u vetë-identifikuar për ndarje vullnetare zgjatet deri më 6 qershor.

Memorandumi vjen pasi të martën Gjykata Supreme i hapi rrugën administratës së presidentit Donald Trump për të zbatuar një politikë të Departamentit të Mbrojtjes që u ndalon personave transgjinorë të shërbejnë në ushtri.

"TRANS është jashtë loje në Departamentin e Mbrojtjes", shkroi Hegseth në platformën sociale X.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ukraina pezullon ministrin e Drejtësisë për shkak të hetimeve për korrupsion
Policia ndërhyn në protestat kundër fjalimit të ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes në ShBA
BE-ja thotë se 6 shtete anëtare mund të kërkojnë përjashtim nga pakti për migracionin
Trump planifikon të dërgojë Patrullën Kufitare në dy qytete, sipas New York Times
Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi çështjet globale
Rusia vendos sanksione ndaj 30 shtetasve japonezë
Sulmi i fuqishëm vetëvrasës jashtë gjykatës në kryeqytetin e Pakistanit lë 12 të vdekur
Shefi i ushtrisë franceze paralajmëron "përplasje" të mundshme me Rusinë para vitit 2030
Shefi i ushtrisë franceze paralajmëron "përplasje" të mundshme me Rusinë para vitit 2030
Türkiye bën thirrje për përmbajtje gjatë zgjedhjeve parlamentare në Irak
Gjermania planifikon "Kupolën Kibernetike" për t'iu përgjigjur kërcënimeve digjitale
Irani: Nuk kërkojmë armë bërthamore, jemi të gatshëm për një marrëveshje paqësore me ShBA-në
Shpërthimi jashtë gjykatës në Islamabad shkakton 12 të vdekur dhe 21 të plagosur
Sirianët përpiqen të rindërtojnë shtëpitë me rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë luftës
Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni "Fung-Wong"
Më shumë se 20 vende dënojnë mizoritë në konfliktin e Sudanit
Senati i ShBA-së miraton projektligjin për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë
Trump: ShBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme
Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin Trump-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë
E djathta ekstreme belge krijon partinë e re “Trump”