| Albanian
SOCIALE
2 minuta leximi
Veterinerët përdorin për herë të parë terapi kundër kancerit te një gjarpër
Kopshti zoologjik njoftoi se pitoni 50 kilogramësh, i quajtur Jodie Foster, u diagnostikua me fibrosarkomë malinje pasi kujdestarët vunë re se hante më pak dhe kalonte më shumë kohë pa lëvizur.
Veterinerët përdorin për herë të parë terapi kundër kancerit te një gjarpër
Veterinerët përdorin për herë të parë terapi kundër kancerit te një gjarpër/ AA

Një piton rrjetëzor 4,5 metra i gjatë në kopshtin zoologjik Chester Zoo është bërë gjarpri i parë i njohur që i është nënshtruar elektrokimioterapisë, pasi një tumor kanceroz iu rishfaq dhe filloi t’i prekte një pjesë të kockës së nofullës.

Kopshti zoologjik njoftoi se pitoni 50 kilogramësh, i quajtur Jodie Foster, u diagnostikua me fibrosarkomë malinje pasi kujdestarët vunë re se hante më pak dhe kalonte më shumë kohë pa lëvizur. Veterinerët fillimisht ia hoqën tumorin, por ai më vonë u rishfaq.

Veterinerët e kopshtit zoologjik bashkëpunuan me specialistë nga Universiteti i Liverpoolit për ta përshtatur elektrokimioterapinë për Jodie-n.

Trajtimi kombinon ilaçin kundër kancerit bleomicinë me impulse elektrike të kontrolluara, të cilat përkohësisht i bëjnë qelizat kanceroze më të përshkueshme, duke mundësuar që ilaçi të depërtojë në to në mënyrë më efektive.

Ian Ashpole, veteriner në Chester Zoo, tha se ekipi kishte frikë se tumori i rishfaqur përfundimisht do ta pengonte Jodie-n të ushqehej.

“Me sa dimë, kjo është hera e parë që kjo terapi është përdorur ndonjëherë te një gjarpër”, tha ai, duke iu referuar përdorimit të elektrokimioterapisë.

Gjatë procedurës 90-minutëshe, Ashpole hoqi tumorin dhe një pjesë të kockës së sëmurë të nofullës së Jodie-t, përpara se të aplikohej elektrokimioterapia. Për shkak të përmasave të saj, u desh të bashkoheshin dy tavolina operacioni.

Pavarësisht se i është hequr një pjesë e kockës së nofullës, oreksi dhe aftësia e Jodie-t për të gjuajtur nuk janë ndikuar. Sipas kopshtit zoologjik, një kontroll përfundimtar këtë javë nuk gjeti shenja të rikthimit të kancerit.


Eksploro
Gati gjysma e specieve të shpendëve shtegtarë në botë janë në rënie
UNICEF: Një në 5 fëmijë në 21 vende kanë përjetuar abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia
Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif organizon trajnim për mësuesit
Gjermania shënon nivelin më të ulët të lindshmërisë në gati 3 dekada
Gjithnjë e më shumë të rinjtë turq po frekuentojnë bibliotekat. Si po ndodh kjo?
Kotelet e kafenesë bëhen burim lumturie për individë me nevoja të veçanta
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Oxfam: Vapa shkakton më shumë se 5.000 vdekje në vit në Francë
Bloomberg: 500 më të pasurit e botës fituan 336 miliardë dollarë brenda ditës
Agjencia e Kimikateve: Kimikati i përjetshëm në ujin e pijshëm, më i rrezikshëm sesa mendohej
Studimi i ri zbulon dinozaurin më të madh të gjetur në Azinë Juglindore
Studimi në Zvicër paralajmëron se kufizimi i popullsisë në 10 milionë mund ta dëmtojë ekonominë
Trump lehtëson rregulloret për marihuanën mjekësore të licensuar nga shtetet
Shkalla e lindshmërisë në ShBA bie në nivelin më të ulët në vitin 2025
Thellohet plakja e popullsisë në Zvicër
Austria miraton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Rritja e çmimit të naftës ushtron presion mbi ekonomitë, vendet aziatike adoptojnë punën në distancë
Brenda bumit të jetëgjatësisë: Ku ndahet shkenca nga fantazia
OKB-ja: 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën në vitin 2024
Pse njihet Nata e Kadrit si Nata e Jetës?