Türkiye shënoi të dielën 38-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Palestinës, duke riafirmuar angazhimin për krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran, në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Në një deklaratë të publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Ministria e Jashtme e Türkiyes uroi popullin palestinez me rastin e përvjetorit dhe ritheksoi mbështetjen e Türkiyes për të drejtat e tij.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër çdo forme padrejtësie dhe shtypjeje me të cilën përballet populli palestinez”, tha ministria.
Ajo nënvizoi gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe sovran, me territor të pandërprerë, në kufijtë e vitit 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, mbetet një objektiv i palëkundur i politikës së jashtme të Türkiyes.























