Kryediplomatët e Kinës dhe Katarit diskutuan sot për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë dhe lirisë së lundrimit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit pothuajse të mbyllur.
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani u takua me homologun e tij kinez Wang Yi në Pekin për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe përpjekjet diplomatike për të reduktuar përshkallëzimin dhe për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, njoftoi Agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit.
Ministrat diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh dhe mënyrat për të mbështetur dhe forcuar lidhjet në sektorë të ndryshëm.
Al Thani riafirmoi mbështetjen "e plotë" të Dohas për përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje që garanton lirinë e lundrimit detar dhe hap rrugën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që arrin paqen e qëndrueshme në rajon.
Ai theksoi tha se pati "takim të frytshëm" me homologun kinez, Wang.
"Ne diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe për t'u shërbyer interesave tona të ndërsjella, shqyrtuam zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe presim të punojmë së bashku për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", tha Al Thani në një postim në X.
Katari, së bashku me Pakistanin, ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin e vazhdueshëm midis Washingtonit dhe Teheranit për të sjellë të dy palët në tryezë për një zgjidhje të negociuar të luftës së tyre disamujore.





















