| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rikonfirmohet dënimi prej 10 vjetësh për ish-policin për krime lufte në Prizren
Vendimi për ish-policin Shaqir Lutvija është marrë të martën, ndërsa ai ishte dënuar në nëntor të vitit 2025 me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më parë.
Rikonfirmohet dënimi prej 10 vjetësh për ish-policin për krime lufte në Prizren
Rikonfirmohet dënimi prej 10 vjetësh për ish-policin për krime lufte në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999.

Vendimi për Lutvijan është marrë të martën, ndërsa ai ishte dënuar në nëntor të vitit 2025 me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më parë.

Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, keqtrajtimit dhe trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të Prizrenit, bashkë me persona të tjerë.

Lënda ishte kthyer në rigjykim gjatë qershorit 2026 nga Gjykata e Apelit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë