Bahreini ka interceptuar mbi 400 raketa dhe dronë që nga fillimi i sulmeve iraniane
Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar të ndizet që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz.
Bahreini tha sot se ka interceptuar dhe shkatërruar 147 raketa dhe 282 dronë që nga fillimi i sulmeve iraniane ndaj vendit në fund të muajit të kaluar.
Megjithatë, Forca Mbrojtëse e Bahreinit nuk dhanë detaje rreth dëmeve ose viktimave nga sulmet.
Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar të ndizet që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që e kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.