Kryediplomati turk dhe homologu i tij saudit diskutojnë për çështjet rajonale

Burime diplomatike thonë se Hakan Fidan dhe Faisal bin Farhan diskutuan gjithashtu edhe për çështjet dypalëshe.

By
Kryediplomati turk dhe homologu i tij saudit diskutojnë për çështjet rajonale / AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes dhe ai i Arabisë Saudite diskutuan për çështjet rajonale, thanë burime të Ministrisë së Jashtme të hënën.

Në një telefonatë, Hakan Fidan dhe Faisal bin Farhan shkëmbyen gjithashtu pikëpamje rreth çështjeve dypalëshe, sipas burimeve.