| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në Kosovë
Zëdhënsi i KQZ-së u shpreh se përpos sfidave, ata janë të detyruar që të veprojnë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.
KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në Kosovë
KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në Kosovë / AA
10 orë më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës bëri të ditur se është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, ndonëse një proces i tillë mund të shoqërohet me sfida për shkak të afatit të shkurtër kohor.

“Organizimi i një procesi të ri dhe të parakohshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës brenda një kohe të shkurtër pas përmbylljes së zgjedhjeve sigurisht përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj. Megjithatë, si institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të reja kurdo që kërkohet”, tha zëdhënsi i KQZ-së Valmir Elezi.

Elezi u shpreh se përpos vështirësive, KQZ-ja është e detyruar që të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Kuvendin më 6 mars pas procesit të pasuksesshëm të zgjedhjes së presidentit të vendit.