Protesta kundër qeverisjes në vend, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura, është zhvendosur sërish para Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë janë shënuar edhe tensione.
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur para sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, para fillimit të seancës parlamentare dhe gjatë vijimit të saj, ndërkohë janë shënuar tensione dhe përplasje.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe sipas tyre largimin e klasës aktuale politike.
Disa protestues kanë hedhur vezë, miell dhe sende të tjera në drejtim të selisë së Kuvendit, deputetëve, punonjësve të policisë dhe automjeteve që pretendohet se u përkasin deputetëve dhe Kuvendit.
Protestuesit kanë pretenduar se policia ndaj tyre ka hedhur spraj djegës, ndërkohë disa protestues janë përplasur me policinë duke tentuar që të heqin një pjesë të gardhit metalik.
Sipas organizatorëve, gjithashtu protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje" do të mbahet edhe gjatë ditës së sotme në orët e pasdites.
Për më shumë se një muaj në Shqipëri vazhdojnë protestat kundër qeverisjes në vend, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura.























