| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Mediat: Mbi 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë trazirave në Iran
Irani është tronditur nga protestat kundër qeverisë që prej 28 dhjetorit.
Mediat: Mbi 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë trazirave në Iran
Mediat: Mbi 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë trazirave në Iran / AA
14 orë më parë

Të paktën 109 pjesëtarë të forcave të sigurisë iraniane janë vrarë gjatë trazirave që kanë përfshirë disa pjesë të vendit ditët e fundit, raportoi të dielën kanali me seli në Katar, Al Jazeera, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim.

Mediat nuk specifikuan se sa protestues janë vrarë.

Irani është përfshirë nga protesta kundër qeverisë që prej 28 dhjetorit, të cilat nisën në Pazarin e Madh të Teheranit, të nxitura nga rënia e fortë e vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimi i kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Nuk ka shifra zyrtare për viktimat, por organizata për të drejtat e njeriut me seli në ShBA, HRANA, e ka vlerësuar numrin e të vrarëve në 116 persona, me mbi 2.600 të arrestuar.

Ndërkohë, një mjek nga Teherani, i cili foli për revistën Time në kushte anonimiteti, tha se gjashtë spitale në kryeqytet kanë regjistruar “të paktën 217 vdekje të protestuesve, shumica e të cilëve nga municionet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë