EBA-ja: Mbrojtja ajrore ka kapur gjashtë raketa balistike dhe 21 dronë nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka kapur sot gjashtë raketa balistike dhe 21 dronë nga Irani.

By
EBA-ja: Mbrojtja ajrore ka kapur gjashtë raketa balistike dhe 21 dronë nga Irani / AA

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka kapur sot gjashtë raketa balistike dhe 21 dronë nga Irani.

Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 304 raketa balistike, 15 raketa kruiz dhe 1.626 dronë që nga fillimi i "sulmeve flagrante" të Iranit më 28 shkurt.

Sipas ministrisë, dy ushtarë të EBA-së dhe pesë civilë të kombësive të ndryshme u vranë dhe 145 persona u plagosën në sulmet iraniane.

Ministria tha se mbetet "në gatishmëri të lartë dhe e gatshme për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe për të kundërshtuar me vendosmëri përpjekjet për të minuar sigurinë e vendit, për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit si dhepër të mbrojtur interesat dhe aftësitë e tij kombëtare".

Përshkallëzimi rajonal ka shpërthyer që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dheraketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, për të cilat thotë se po strehojnë "asete ushtarake amerikane". Disa nga këto sulme kanë shkaktuar viktima dhedëme në infrastrukturën civile, përfshirë aeroportet, portet dhe ndërtesat.