Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi të martën se ka emëruar Sergen Yalcinin në postin e trajnerit të ekipit kombëtar të Türkiyes.
Federata tha se komiteti i saj ekzekutiv e ka miratuar emërimin e trajnerit 53-vjeçar dhe se me Yalcinin dhe stafin e tij do të nënshkruhet kontratë katërvjeçare.
Yalcin, i cili e nisi karrierën si futbollist profesionist te gjiganti i Stambollit, Besiktas, më parë ka drejtuar disa klube turke, përfshirë Gaziantepsporin, Sivassporin, Kayserisporin, Konyasporin, Alanyasporin, Yeni Malatyasporin dhe Antalyasporin.
Ai udhëhoqi Besiktasin drejt fitimit të titullit të Superligës turke dhe Kupës së Türkiyes në sezonin 2020-2021, duke u bërë personi i parë në historinë e klubit që e fiton titullin e ligës si futbollist dhe si trajner kryesor.
Gjatë karrierës si futbollist, Yalcin ka luajtur për të katër klubet e mëdha të Türkiyes – Besiktasin, Fenerbahçen, Galatasarayin dhe Trabzonsporin – duke u bërë futbollisti i parë që e ka arritur këtë.
Ai gjithashtu ka zhvilluar 37 ndeshje me ekipin kombëtar dhe ka shënuar pesë gola për Türkiyen, duke përfaqësuar vendin në Kampionatet Evropiane të UEFA-s të viteve 1996 dhe 2000.
Emërimi shënon përvojën e parë të Yalcinit në krye të skuadrës kombëtare të Türkiyes.



























