​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë

Në tri katet e pallatit në Tiranë, janë të pranishëm flamujt e më shumë se 20 vendeve të botës, të cilat po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar "Klik Ekspo Group".

By
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë / TRT Balkan

Në Pallatin e Kongreseve janë hapur dyert edhe sot për ekspozimin e mbi 250 kompanive nga Shqipëria, rajoni e bota.

Në tri katet e pallatit në Tiranë, janë të pranishëm flamujt e më shumë se 20 vendeve të botës, të cilat po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar "Klik Ekspo Group".

Motoja e ediciont të sivjetmë është "Dritare drejt së ardhmes", i cili në fokus ka zhvillimin e qëndrueshëm të "Shqipërisë 2030".

Në edicionin e 31-të të këtij panairi, marrin pjesë kompani të ndryshme dhe institucione kryesore, inovatorë, ndërtues, të gjithë të mbledhur nën një çati.