RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Glauk Konjufca tha se me përulje e pranon këtë detyrë, për të qenë shërbëtor i interesit publik, për të votuar buxhetin për vitin 2026 dhe për të shmangur dy palë zgjedhje të mundshme brenda tre muajsh.
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
4 Nëntor 2025

Për herë të dytë, Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë po tenton që të krijoj qeverinë, kësaj radhe me mandatar për kryeministër Glauk Konjufcën. Mandatari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas propozimit për mandatar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij tha se Vetëvendosja e bëri kompromisin e vet duke propozuar një qeveri ku kryeministër nuk është Albin Kurti, e tash sipas tij, radhën për kompromis e ka ish-opozita.

Konjufca, tha se ky propozim ku në krye nuk është Kurti, është një kompromis shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se më shumë se kaq nuk kanë mundësinë.

“Unë e di që në çdo shtet serioz, i zhvilluar pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe vendit, pikërisht tash, ky është momenti në Kosovë. Vetëvendosja po bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi. Ne po propozojmë një qeveri ku nuk është kryeministër Albin Kurti dhe ky është një kompromis shumë i madh për LVV, tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se me përulje e pranon këtë detyrë, për të qenë shërbëtor i interesit publik, për të votuar buxhetin për vitin 2026 dhe për të shmangur dy palë zgjedhje të mundshme brenda tre muajsh.

Ai iu drejtua edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me disa fjalë. Konjufca i tha se sipas tij problemi është se aq sa ka gëzuar popullin, në të njëjtën masë ka nxitur frikë te kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij u bashkuan që të pamundësojnë krijimin e Qeverisë Kurti 3. 

Konjufca ftoi të gjithë partitë politike që të votojnë Qeverinë me mandatar të ri. Më 26 tetor në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pati dështuar formimi i Qeverisë Kurti 3, me mandatar Albin Kurti.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së