| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor
Raportet thonë se dy fregata greke dhe dy anije raketore izraelite morën pjesë në stërvitjen në Mesdheun Lindor “në skenarë operacional me shkallë të lartë vështirësie”, duke e përshkruar stërvitjen si “tejet simbolike”.
Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor
Greqia dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor / َAA

Forcat detare greke dhe izraelite raportohet se kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Mesdheun Lindor “disa ditë më parë”.

Gazeta Kathimerini raportoi se dy fregata greke dhe dy anije raketore izraelite morën pjesë në stërvitjen në Mesdheun Lindor “në skenarë operacional me shkallë të lartë vështirësie”, duke e përshkruar stërvitjen si “tejet simbolike”.

Sipas raportimit, stërvitja u fokusua në identifikimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve në det, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe menaxhimin e situatave emergjente, me synimin për ta rritur ndërveprueshmërinë mes dy forcave detare dhe për të përmirësuar bashkëpunimin operacional.

Türkiye prej kohësh ka theksuar se Mesdheu Lindor duhet të jetë një zonë bashkëpunimi dhe jo tensionesh. Pas takimit në qershor me homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, theksoi rëndësinë e shmangies së hapave që mund të dëmtonin stabilitetin rajonal ose të drejtoheshin kundër Türkiyes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë