Gjatë periudhës së pandërprerë të gjenocidit izraelit në Gaza dhe teksa bota ka refuzuar turistët izraelitë në shenjë solidariteti me popullin palestinez, në Shqipëri ka pasur një rritje rekord vizitash.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kanë pritur në një takim falënderues përfaqësues të kompanisë ajrore izraelite Sundor/ELAL.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe i Sportit shkruan se “në shenjë mirënjohjeje iu dhurua CEO-s së SUNDOR, Gal Gershon, çmimi simbolik për mbështetjen në nismën e përbashkët për turizëm gjithëvjetor”.
“Shqipëria ka mirëpritur 570 për qind më shumë vizitorë izraelitë krahasuar me vitin 2024, në 110 fluturime direkte Tel-Aviv–Tiranë, me një projeksion prej 60 000 vizitorësh izraelitë deri në fund të vitit”, shkruan Ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar kështu edhe pritshmëritë për mbylljen e vitit.























