| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Izraeli vazhdon shkeljet e tij në rajonin Quneitra të Sirisë
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane SANA, ushtria izraelite hyri në qytezën Jubata al-Khashab në Quneitra.
Izraeli vazhdon shkeljet e tij në rajonin Quneitra të Sirisë
Izraeli vazhdon shkeljet e tij në rajonin Quneitra të Sirisë / TRT Balkan

Ushtria izraelite e cila vazhdon pushtimin e Sirisë, po vazhdon shkeljet e saj duke vendosur "pikë kontrolli rrugore" në zonën periferike të rajonit Quneitra në jugperëndim të vendit. 

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane SANA, ushtria izraelite hyri në qytezën Jubata al-Khashab në Quneitra.

Një njësi forcash izraelite e përbërë nga dy tanke dhe katër automjete ushtarake ngriti në qytezë "pikë kontrolli" në hyrje të guroreve në rrugën që lidhet me fshatin Ayn al-Bayda.

Sipas informacionit që AA ka marrë nga burime lokale, ushtarët izraelitë po kryejnë kontrolle identiteti për banorët.

Që pas rënies së regjimit Baath, Izraeli ka nisur sulme në zona të mëdha të Sirisë, duke vendosur njëkohësisht baza dhe pika ushtarake në qytezën Quneitra në jug të vendit, si brenda ashtu edhe jashtë vijës së deeskalimit të vitit 1974.

Presidenti sirian Ahmed Al-Sharaa tha se ushtria izraelite ka kryer më shumë se 1.000 sulme ajrore dhe më shumë se 400 bastisje në Siri që nga përmbysja e regjimit Baath më 8 dhjetor 2024.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Egjipti dhe Katari bëjnë thirrje për diplomaci dhe ulje tensionesh në vendet e Gjirit
Zëdhënësi i Hamasit i mbijeton sulmit ajror izraelit
ShBA-ja pezullon sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë hapësirë diplomacisë
Franca aktivizon për herë të parë planin e emergjencës për vapën ekstreme
Zjarri pyjor në jug të Spanjës shkakton vdekjen e të paktën 12 personave
Aktivistët propalestinezë bllokojnë hyrjen në fabrikën Rheinmetall, kundër mbështetjes për Izraelin
Irani thotë se ka goditur qendrën e komandës amerikane dhe bazën ajrore në Jordani
Policia e Kosovës gjen armë dhe municion në Zubin Potok
Dëgjohen shpërthime përgjatë bregdetit jugor të Iranit pranë Bandar Abbasit
Palestina në zgjedhje parlamentare pas 20 viteve, Abbas cakton 28 nëntorin si datë
ShBA-ja godet urën strategjike hekurudhore që lidh Iranin me Kinën dhe Rusinë
India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin
Irani pezullon shërbimin hekurudhor Teheran-Mashhad pas sulmit ShBA-Izrael
Rusia: NATO mbetet e përqendruar në konfrontim pas samitit në Ankara
Të paktën tre të vrarë në sulmin e ShBA-së dhe Izraelit në jugperëndim të Iranit
Shefi i NATO-s: Samiti në Ankara ishte "jashtëzakonisht i suksesshëm"
Trump: Erdoğan është një udhëheqës i madh, Samiti i NATO-s në Türkiye ishte shumë i suksesshëm
Merz: Türkiye është “aleat strategjik” kyç për ne në politikën e jashtme dhe të sigurisë
Trump thotë se ka të ngjarë ta heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit
Macron kërkon rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në NATO dhe bashkëpunim me Türkiyen