| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
ROKETSAN është bërë kontraktor në projektet e reja të aftësive mbrojtëse të NATO-s
"Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë me teknologjitë tona të avancuara dhe sistemet parandaluese në këto bashkëpunime që do t'i forcojnë aftësitë e përbashkëta mbrojtëse të vendit tonë dhe të Aleancës", tha Drejtori i Përgjithshëm i ROKETSAN-it.
ROKETSAN është bërë kontraktor në projektet e reja të aftësive mbrojtëse të NATO-s
ROKETSAN është bërë kontraktor në projektet e reja të aftësive mbrojtëse të NATO-s

Drejtori i Përgjithshëm i ROKETSAN-it, Murat Ikinci, njoftoi se kompania është ndër kontraktorët në projekte të ndryshme të aftësive mbrojtëse që do të zhvillohen në kuadër të Forumit të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s 2026. 

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Ikinci tha: “Si ROKETSAN, morëm pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për projektet e Aftësive të Fuqisë Goditëse, Sistemeve të Integruara të Mbrojtjes Ajrore dhe Kundër Raketore, si dhe Aftësive Hapësinore dhe të Mbikëqyrjes, në të cilat jemi ndër kontraktorët në kuadër të Forumit të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s 2026".

Ikinci theksoi se këto bashkëpunime do të forcojnë kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të Türkiyes dhe NATO-s, duke shtuar se ROKETSAN-i do të vazhdojë të kontribuojë në këto projekte me teknologjitë e avancuara dhe sistemet e saj parandaluese.

Në një postim në llogarinë zyrtare të ROKETSAN-it në rrjetet sociale u tha: “Vazhdojmë të prodhojmë për mbrojtje të fortë, teknologji të avancuar dhe siguri të përbashkët!”


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë