| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ekipi shqiptar i Taekwondo-së, ekipi më i mirë senior në Ballkan
Kombëtarja Shqiptare kthehet me 18 medalje, nga të cilat tre tituj janë kampionë ballkanikë. Kampionët janë Ernest Merdanaj, për të 6-n herë radhazi, së bashku me Ibrahim Hidrin e Prena Markun.
Ekipi shqiptar i Taekwondo-së, ekipi më i mirë senior në Ballkan
Ekipi shqiptar i Taekwondo-së, ekipi më i mirë senior në Ballkan / ATSh

Ekipi Kombëtar Shqiptar i Taekwondo-së u shpall ekipi më i mirë senior në Kampionatin Ballkanik 2026.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e cilësoi këtë arritje si një rezultat historik.

Ekipi ynë kombëtar i taekwondo-së e ngriti lart flamurin kuqezi në Zenjan të Serbisë. Kombëtarja Shqiptare kthehet me 18 medalje, nga të cilat tre tituj janë kampionë ballkanikë. Kampionët janë Ernest Merdanaj, për të 6-n herë radhazi, së bashku me Ibrahim Hidrin e Prena Markun.

Ky ishte një përfaqësim shumë dinjitoz që shënon një moment historik të sportit të Taekowndo-së për Shqipërinë dhe për Fedetatën Shqiptare të Taekwondo-së.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë