Avioni amerikan KC-135 zhduket mbi Irak gjatë operacionit kundër Iranit
“Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore miqësore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar", tha Komanda Amerikane në një deklaratë.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) tha të enjten se një avion furnizimi me karburant u humb mbi Irak gjatë operacionit të saj kundër Iranit, i cili filloi muajin e kaluar.
"Komanda Qendrore Amerikane është në dijeni të humbjes së një avioni furnizimi me karburant amerikan KC-135. Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore miqësore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar", tha ajo në një deklaratë.
Dy avionë u përfshinë në incident, thanë nga CENTCOM-i, duke shtuar se njëri prej avionëve u rrëzua në Irakun perëndimor dhe i dyti u ul "në mënyrë të sigurt".
"Kjo nuk ishte për shkak të zjarrit armiqësor ose të zjarrit miqësor", tha ajo.
Detajet shtesë do të publikohen sapo të bëhen të disponueshme, tha komanda.