Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore"

Partitë opozitare në Shqipëri kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare.

By
Shqipëri, opozita vazhdon protestën "Foltore" / AA

Në Shqipëri opozita vazhdon protestën antiqeveritare "Foltore", ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës në Tiranë, organizuar nga Partia Demokratike (PD).

Protesta është organizuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, me kërkesën për dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm në protestën e emërtuar "Foltore" ishin edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës, ndërsa u mbajtën edhe fjalime.

Në fjalën e tij gjatë protestës, Berisha i quajti pjesëmarrësit në protestë "njerëz idealistë dhe guximtarë".

"Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë", u shpreh ndër të tjera Berisha.

Opozita kërkon edhe miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dhënin e autorizimit "për arrestimin/heqjen e lirisë" ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është e pezulluar nga gjykata.

Kryeministri Rama ka propozuar shkarkimin e Ballukut, shkarkim që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Në muajt e fundit në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, ku disa prej tyre janë shoqëruar edhe me tensione.

Ndërkohë, partitë opozitare në Shqipëri kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare.