Shkollat e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri kanë organizuar një maratonë vrapi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027.
Pjesë e maratonës janë bërë nxënësit e moshave të ndryshme nga kampuset e shkollave Maarif në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan, sipas organizatorëve për të festuar frymën që i bashkon shkollat Maarif.
Gjatë aktivitetit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës u theksua se maratona organizohet jo vetëm për të festuar emocionet rikthimit në shkollë, por edhe për të theksuar rëndësinë e sportit në jetë.
Drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Ozbaysar, në fjalën e tij pas përfundimit të maratonës u shpreh se pjesëmarrja e nxënësve në këtë maratonë është një frymëzim, ndërkohë ai përcolli dhe urime për fillimin e vitit të ri shkollor.
"Ne organizimin e këtij aktiviteti nuk e kemi bërë që ju (nxënësit) të bëni gara me njëri-tjetrin, por e kemi bërë që të jetë një motivim për rikthimin në shkollë, që të veprojmë për shkollën tonë, të bëjmë më të mirën dhe të motivohemi sa më mirë me të njëjtin emocion për diçka më të mirë për vitin shkollor. Me të njëjtin motivim, me të njëjtin emocion dhe me të njëjtat synime dua që ta mbyllni me sukses vitit shkollor", theksoi Ozbaysar.
Në fund të maratonës u ndanë dhe disa çmime për nxënësit pjesëmarrës.
Viti i ri shkollor në institucionet e arsimit parauniversitar Shqipëri u hap më 14 shtator, përfshirë edhe në shkollat që administron Fondacioni Turk Maarif.























