| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Elementët e SDF-së do të largohen nga lagjet e Halepit në orët në vijim
"Elementët e organizatës terroriste YPG/SDF do të largohen nga lagjet në qytetin e Halepit në zonat në lindje të lumit Eufrat", tha Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.
Elementët e SDF-së do të largohen nga lagjet e Halepit në orët në vijim
Elementët e SDF-së do të largohen nga lagjet e Halepit në orët në vijim / AA

Elementët e organizatës terroriste YPG/SDF do të largohen nga lagjet në qytetin e Halepit në zonat në lindje të lumit Eufrat, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Sirisë, pasi një armëpushim i përkohshëm përfundoi pas gjashtë orësh.

Drejtoria e medias në Halep, duke e cituar ministrinë, tha se "Elementët e SDF-së do të largohen nga lagjet e Halepit në orët e ardhshme në zonat në lindje të Eufratit, duke mbajtur armë të lehta personale".

Ky veprim vjen pasi afati i caktuar nga Damasku për grupin terrorist për t'u tërhequr nga Halepi kaloi më herët sot. Autoritetet thanë se grupi nuk arriti t'i përmbushë plotësisht kushtet e tërheqjes, duke nxitur paralajmërimet e ministrisë se operacionet e synuara do të vazhdojnë nëse transferimi nuk do të përfundojë.

Automjetet mbërritën në rrethrrotullimin Lairamoun në Halep në përgatitje për të hyrë në lagjen Sheikh Maqsoud për të transportuar elementët e SDF, sipas Alikhbaria TV.

Agjencia e lajmeve SANA tha se ekipet e Mbrojtjes Civile, pasi morën masat e nevojshme për ta siguruar rrjedhën e trafikut dhe sigurinë publike rihapën rrugën "Castello" të Halepit midis rrethrrotullimeve Jandoul dhe Lairamoun drejt fshatit verior të Halepit.

Agjencia e lajmeve tha se Forcat e Sigurisë së Brendshme, në koordinim me Drejtorinë e Operacioneve të Ushtrisë Siriane, po përgatiten të hapin një korridor të sigurt për të lejuar SDF-në të tërhiqet nga pozicionet në lagjen Sheikh Maqsoud drejt verilindjes së vendit.

Televizioni sirian, Syria TV raportoi se ushtria i ka dhënë SDF-së një afat të ri për t’i evakuuar elementët e saj nga lagjja Sheikh Maqsoud e Halepit.

Raportet nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare siriane.

Më 10 mars 2025, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke e riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ndarje.

Autoritetet thanë se në muajt që kanë kaluar, SDF-ja nuk ka treguar asnjë përpjekje për t’i përmbushur kushtet e marrëveshjes. Qeveria ka intensifikuar përpjekjet për ta ruajtur sigurinë në të gjithë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Asadit në dhjetor 2024, pas 24 vitesh në pushtet.

Eksploro
BE-ja thirrje përpara përvjetorit të masakrës në Srebrenicë: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit
Egjipti dhe Katari bëjnë thirrje për diplomaci dhe ulje tensionesh në vendet e Gjirit
Zëdhënësi i Hamasit i mbijeton sulmit ajror izraelit
ShBA-ja pezullon sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë hapësirë diplomacisë
Franca aktivizon për herë të parë planin e emergjencës për vapën ekstreme
Zjarri pyjor në jug të Spanjës shkakton vdekjen e të paktën 12 personave
Aktivistët propalestinezë bllokojnë hyrjen në fabrikën Rheinmetall, kundër mbështetjes për Izraelin
Irani thotë se ka goditur qendrën e komandës amerikane dhe bazën ajrore në Jordani
Policia e Kosovës gjen armë dhe municion në Zubin Potok
Dëgjohen shpërthime përgjatë bregdetit jugor të Iranit pranë Bandar Abbasit
Palestina në zgjedhje parlamentare pas 20 viteve, Abbas cakton 28 nëntorin si datë
ShBA-ja godet urën strategjike hekurudhore që lidh Iranin me Kinën dhe Rusinë
India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin
Irani pezullon shërbimin hekurudhor Teheran-Mashhad pas sulmit ShBA-Izrael
Rusia: NATO mbetet e përqendruar në konfrontim pas samitit në Ankara
Të paktën tre të vrarë në sulmin e ShBA-së dhe Izraelit në jugperëndim të Iranit
Shefi i NATO-s: Samiti në Ankara ishte "jashtëzakonisht i suksesshëm"
Trump: Erdoğan është një udhëheqës i madh, Samiti i NATO-s në Türkiye ishte shumë i suksesshëm
Merz: Türkiye është “aleat strategjik” kyç për ne në politikën e jashtme dhe të sigurisë
Trump thotë se ka të ngjarë ta heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit