| Albanian
KULTURË
1 minuta leximi
Rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar
Mbrëmja e parë hapëse do të bëjë bashkë kineastët, aktorët dhe dashamirësit e artit pamor në një festë dedikuar trashëgimisë dhe të ardhmes së kinematografisë sonë.
Rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar
Rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar/ ATSh

Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, nesër më 3 shtator, rikthehet edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau mesazhin promovues të festivalit, teksa thekson se deri më 12 shtator Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë.

Mbrëmja e parë hapëse do të bëjë bashkë kineastët, aktorët dhe dashamirësit e artit pamor në një festë dedikuar trashëgimisë dhe të ardhmes së kinematografisë sonë.

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, i cili rikthehet pas 14 vitesh synon të krijojë ura komunikimi mes kinematografisë shqiptare dhe publikut.

Ai bashkon audiencën me prodhimet tona filmike, ndërkohë që frymëzon dhe inkurajon të rinjtë të bëhen pjesë e industrisë dhe të kontribuojnë aktivisht në të ardhmen e saj.

Në kuadër të festivalit do të ndahen gjithashtu çmime karriere për 15 figura të njohura të kinematografisë shqiptare, si vlerësim për kontributin e tyre artistik dhe profesional.