Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi të mërkurën se pilotët turq kanë nisur trajnimin fluturues në kuadër të prokurimit të avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon nga vendi.
Në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal, ministria rikujtoi se procesi i trajnimit nisi në gusht, në kuadër të marrëveshjes për prokurimin e avionëve Eurofighter Typhoon, të nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar.
TË REKOMANDUARA
Ajo tha se pilotët e Forcave Ajrore Turke përfunduan me sukses trajnimin për terminologjinë dhe tani kanë nisur trajnimin fluturues.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















