| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova do të rindërtojë Xhaminë e Ibrit, monument i shkatërruar gjatë luftës
Kurti njoftoi se është nënshkruar marrëveshje për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit, si edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, që synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.
Kosova do të rindërtojë Xhaminë e Ibrit, monument i shkatërruar gjatë luftës
Kosova do të rindërtojë Xhaminë e Ibrit, monument i shkatërruar gjatë luftës / FB/Albin Kurti

Kosova do të rindërtojë Xhaminë e Ibrit në veri të Mitrovicës, një monument i rëndësishëm i ndërtuar në vitin 1777 dhe i djegur më 2 maj 1999 gjatë luftës.

Marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rikonstruktimit u nënshkrua në prani të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, kryeimamit Vedat Sahiti dhe ministres Saranda Bogujevci.

“Me këtë memorandum, Qeveria e Kosovës mbështet ringritjen e xhamisë”, shkroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, duke e cilësuar xhaminë si monument me rëndësi historike dhe kulturore të vendit.

Në vijim u nënshkrua edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, që synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

Kurti theksoi se këto angazhime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të qeverisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke vënë theksin te dëmet e shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas tij, investimet në këtë fushë do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Protestë për 1 Majin në Kosovë, puntorët e sektorit privat kërkojnë rritje të pagave
Shqipëri, mbi 2,1 milionë pasagjerë fluturuan në tremujorin e parë 2026
Nga sot, kalim pa kontrolle në kufirin Kosovë–Shqipëri
Kryediplomati maqedonas nga Zagrebi: Evropa duhet të bëjë një hap përpara drejt zgjerimit
Kurti: Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit
Ministri Hoxha: Riafirmuam partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë
Mucunski pritet të udhëtojë në Kroaci, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi në BE
Anketë: Serbët në Kosovë me mosbesim të thellë ndaj politikanëve, Rusia e Kina shihen si mbështetëse
Komandanti i KFOR-it viziton selinë e NATO-s në Bruksel
Banka Botërore: Rritja ekonomike rajon pritet të mbetet e ngadaltë gjatë viteve 2026 dhe 2027
Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen për prodhimin e mjeteve detare
Ministri Gogu: Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të negociatave me Bashkimin Evropian
Presidentja e Maqedonisë së Veriut pret homologun zviceran në Shkup
Kosovë, dënohet me dy vjet burgim i akuzuari që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë në veri
Peleshi vizitë në Irlandë: Anëtarësimi në BE gëzon mbështetje popullore dhe konsensus politik
Pa konsensus për presidentin e ri, Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare
Begaj nga Dubrovniku: Nisma e Tri Deteve prodhon lidhje, investime dhe ndikim real
Kryediplomati serb takohet me Netanyahun në Jeruzalem për forcimin e marrëdhënieve Serbi–Izrael
Partitë opozitare të Kosovës vijojnë bojkotin për votimin e presidentit, shtyhet seanca për në 23:00