| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon "fuqishëm" sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake në Siri
Ministria e Jashtme turke tha se Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës dhe kapaciteteve të Sirisë, duke cenuar integritetin territorial dhe unitetin e vendit.
Türkiye dënon "fuqishëm" sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake në Siri
Türkiye dënon "fuqishëm" sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake në Siri/ AA

Türkiye dënoi të martën “fuqishëm” sulmet ajrore izraelite ndaj Bazës Ajrore Ushtarake Abu al-Duhur në provincën Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Jashtme.

Ministria tha se Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës dhe kapaciteteve të Sirisë, duke cenuar integritetin territorial dhe unitetin e vendit.

Ajo i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë “qëndrim më të vendosur për t’i dhënë fund agresionit të Izraelit ndaj Sirisë, i cili po merr përmasa të reja çdo ditë, dhe për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi për këto veprime, të cilat shpërfillin të drejtën ndërkombëtare”.