| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Forcat amerikane heqin bllokadën ndaj trafikut detar në portet iraniane
Anijet detare amerikane do të “qëndrojnë në zonë për t’u siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes të respektohen”, thotë CENTCOM-i.
Forcat amerikane heqin bllokadën ndaj trafikut detar në portet iraniane
Forcat amerikane heqin bllokadën ndaj trafikut detar në portet iraniane / Reuters

Forcat amerikane të enjten hoqën bllokadën ndaj gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, tha Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM), pak pasi ShBA-ja dhe Irani nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

“Sot, forcat amerikane hoqën bllokadën ndaj të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, në përputhje me udhëzimin e Presidentit (Donald Trump)”, tha CENTCOM-i në një deklaratë në X.

Ajo tha se forcat amerikane “nuk po pengojnë kalimin e anijeve drejt ose nga portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”.

“Të gjitha përpjekjet e ushtrisë amerikane për zbatimin e bllokadës kanë përfunduar. Anijet tona të mëdha detare do të qëndrojnë në zonën e përgjithshme për t’u siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes të respektohen, të zbatohen dhe të jenë plotësisht në fuqi dhe efekt”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Gjermania dhe Ukraina forcojnë bashkëpunimin për zhvillimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore
Bullgaria “nuk do të lejojë” sanksione ndaj Rusisë që e godasin ekonominë vendase
Rutte: Aleatët e NATO-s janë shumë të kënaqur për marrëveshjen me Iranin
Ministri i Jashtëm izraelit ndërpret kontaktet me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së
Kryediplomati turk takohet me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë
Ministri izraelit: Nuk mund ta ndalojmë shembjen e shtëpive në jug të Libanit
Italia i kërkon Izraelit të mos i dëmtojë përpjekjet për paqe të nisura nga ShBA-ja
Trumpi: Marrëveshja me Iranin mund të nënshkruhet "së shpejti"
NATO-ja kërkon alternativa më të lira për t’u përballur me kërcënimet nga dronët
Gjermania propozon zgjerimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq deri në Ngushticën e Hormuzit
G7-a lançon aleancën për mineralet kritike për të ulur varësinë nga Kina
KE-ja prezanton masa të reja për frenimin e migracionit të paligjshëm përgjatë Kanalit Anglez
Trumpi informon rihapjen e plotë dhe të përhershme të Hormuzit deri të premten
Liderët e G7-s: “Momentumi në favor të Ukrainës”, dakordohen për rritjen e presionit ndaj Rusisë
Rusia: BE-ja po shndërrohet në bllok ushtarak kundër Moskës
Pakistani: ShBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje paqeje, nënshkrimi në Zvicër
Zelenskyy: Ukraina goditi objekte nafte dhe një uzinë kimike në Rusi
Paqartësi mbi marrëveshjen ShBA-Iran, Uashingtoni dhe Teherani japin sinjale kontradiktore
Trumpi do të takohet me liderë të Lindjes së Mesme gjatë Samitit të G7-s
Pakistani pret marrëveshjen ShBA-Iran brenda 24 orëve, Teherani përjashton nënshkrimin të dielën