| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shiroka-Pula mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhje
Shiroka-Pula u uroi atyre sukses në zgjedhjet e së dielës, duke e theksuar rëndësinë e bashkërendimit politik për përfaqësimin sa më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.
Shiroka-Pula mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhje
Shiroka-Pula mbështet bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar”, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët e uruan për zgjedhjen në detyrën e presidentes.

Zyra e Presidentes njofton se presidentja Shiroka-Pula i përgëzoi për bashkimin në një listë të përbashkët zgjedhore, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”, në të cilën janë bashkuar tetë subjekte politike shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë.

Shiroka Pula u uroi atyre sukses në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit politik për përfaqësimin sa më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.

Sipas presidentes Shiroka Pula, rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë do të mundësonte që shkeljet sistematike të të drejtave të tyre nga ana e autoriteteve serbe të denoncohen më fuqishëm, ndërsa çështjet dhe kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin vëmendjen dhe përfaqësimin e duhur institucional.

Në fund të takimit, presidentja Shiroka-Pula theksoi nevojën për pjesëmarrje sa më masive të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 tetorit, në mënyrë që “Koalicioni Shqiptar” të arrijë rezultat sa më të mirë dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë të jetë sa më i fuqishëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t'i bashkohet KFOR-it në Kosovë
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
Konjufca: Raporti i UNMIK-ut për Kosovën i bazuar në propagandën serbe, përmban dezinformata
Prishtinë, mbahet Gala Koncerti i Bienales së Muzikës Turke të Ballkanit
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Komandanti i KFOR-it, Vergori, takohet në Tiranë me Gjenerallejtënant Arben Kingjin
Kryeministri Rama bën thirrje për dialog me protestuesit
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
Rasti Iva Mihajllova: Ministria e Jashtme e RMV-së thirri në takim përfaqësuesin e ambasadës bullgar
Mbi gjysma e rasteve me kancer të gjirit në Kosovë zbulohen në faza të hershme
Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
Fëmijët e Sarajevës lëshojnë balona fluturues në shenjë mbështetjeje për fëmijët palestinezë
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave