Kryetari i Parlamentit të Türkiyes, Numan Kurtulmus, ka deklaruar se Izraeli është i shqetësuar për rolin e Türkiyes në vendosjen e paqes dhe vëllazërisë në rajon, ndërsa theksoi përpjekjet e Ankarasë për të bashkuar komunitetet e përçara nga terrorizmi dhe konfliktet.
“Izraeli i druhet vetëm Türkiyes. Ai i druhet klimës së paqes dhe vëllazërisë që Türkiye do të krijojë në rajonin e saj dhe ne duhet ta bëjmë këtë realitet”, tha Kurtulmus në Takimin e Shoqërisë Civile në Afyonkarahisar.
Kurtulmus tha se komunitetet etnike të rajonit ndajnë një trashëgimi të përbashkët qytetëruese.
“Të gjitha elementet etnike të këtij rajoni janë pjesë të të njëjtit qytetërim. Tani, përmes çështjes së një Türkiye pa terrorizëm dhe një rajoni pa terrorizëm, po i bashkojmë sërish pjesët e shpërndara”, tha ai.
Ai gjithashtu e cilësoi si të rëndësishëm njoftimin se Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë shpërbërë si organizatë.
“Deklarata se SDF-ja është shpërbërë si organizatë është e rëndësishme, historike dhe e vlefshme për ne. Dashtë Zoti, pas kësaj deklarate do të vijojë vazhdimi i këtij procesi”, shtoi ai.























