Türkiye: Stacionohet në Adana një bateri shtesë me raketa “Patriot”
Kundëradmirali Zeki Aktürk i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp nga Baza Ajrore në Incirlik të Adanasë.
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi të mërkurën se një bateri shtesë e sistemit raketor “Patriot”, i vendosur nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s në “Ramstein” të Gjermanisë, po stacionohet në provincën jugore Adana të Türkiyes, së bashku me sistemin ekzistues spanjoll “Patriot”.
Zëdhënësi i Ministrisë, kundëradmirali Zeki Aktürk, i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp nga Baza Ajrore në Incirlik të Adanasë, shtëpi e Komandës 10. Kryesore të Aviacionit Luftarak të Forcave Ajrore Turke.
“Vendosja e baterisë erdhi në kuadër të masave të marra në shkallë kombëtare, për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore dhe qytetarëve tanë”, shtoi kundëradmirali Akturk.