| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Presidenti Erdoğan: Türkiye do të thellojë bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait
Duke folur në Bishkek, Erdoğan e cilëson SCO-në si "yll në ngritje" dhe tha se Türkiye do të synojë avancimin e bashkëpunimit në çdo fushë.
Presidenti Erdoğan: Türkiye do të thellojë bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait
Presidenti Erdoğan: Türkiye do të thellojë bashkëpunimin me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Türkiye do të synojë thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), të cilën e cilësoi si një "yll në ngritje".

"Ne do të përpiqemi ta avancojmë bashkëpunimin tonë në çdo fushë me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, të cilën e shohim si një yll në ngritje", tha Erdoğan në takimin SCO Plus në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

"Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, e cila përfaqëson 3,5 miliardë njerëz dhe 35 trilionë dollarë prodhim të brendshëm bruto, është një element i domosdoshëm i një rendi shumëpolar", shtoi ai.

Ai tha se Türkiye po merr përgjegjësi për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë dhe do të vazhdojë të punojë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin në mbarë botën.

"Ne besojmë se organizata do të luajë rol jo vetëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, por edhe në krijimin e korridoreve të sigurta të transportit dhe garantimin e sigurisë së furnizimit me energji", tha gjithashtu Erdoğan.

Ai vuri në dukje se Türkiye synon të bëjë pjesën e saj në luftën kundër efekteve negative të ndryshimeve klimatike dhe se do të presë samitin COP31 në Antalya më 11-12 nëntor.

"Ne duam që nisma e Korridorit të Mesëm që kalon përmes Kaspikut të harmonizohet me Nismën Brez dhe Rrugë dhe i kushtojmë rëndësi të madhe bashkëpunimit brenda organizatës", shtoi Erdoğan.

Duke iu referuar Gazës dhe Libanit, Erdoğan tha se 74.000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite dhe paralajmëroi se i gjithë rajoni po paguan çmimin për atë që e quajti politikë agresive.

"Koalicioni i Mbrojtjes i Mekës, i bazuar në pronësinë rajonale dhe parandalimin kolektiv, do të japë kontribute të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global", theksoi gjithashtu Erdoğan.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë