Një imam amerikan e quajti të hënën “jashtëzakonisht tronditës” sulmin me armë që la pesë persona të vdekur në një qendër islame në San Diego të Kalifornisë.
“Ne kurrë më parë nuk kemi përjetuar një tragjedi të tillë,” u tha gazetarëve Taha Hassane, drejtor i Qendrës Islame të San Diegos ku ndodhi incidenti.
Autoritetet thanë të hënën se tre viktima dhe dy persona të dyshuar si autorë të sulmit mbetën të vrarë gjatë incidentit me armë në qendër.
Duke shprehur mbështetje për komunitetin, Hassane tha se të gjitha vendet e adhurimit në qytet, përfshirë xhamitë, duhet të mbrohen gjithmonë.
“Është jashtëzakonisht e rëndë të sulmohet një vend adhurimi. Qendra jonë islame është një vend adhurimi. Njerëzit vijnë në qendrën islame për t’u falur, për të festuar, për të mësuar; jo vetëm myslimanët, por kemi njerëz nga të gjitha shtresat,” tha ai.
Ai gjuthashtu tregoi se mëngjesin para incidentit, një grup jomyslimanësh kishin ardhur në qendër “vetëm për të mësuar rreth besimit dhe kulturës sonë.”
“Prandaj ky (sulm) është diçka që nuk e kishim pritur kurrë,” shtoi imami.
Ai shprehu mirënjohje të thellë për njerëzit “që na kontaktuan nga i gjithë vendi, madje edhe nga jashtë shtetit për të shprehur ngushëllime,” si dhe për ata që ofruan ndihmë.

















