| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Ministria e Mbrojtjes: Forcat jemene e godasin aeroportin e Sanasë të kontrolluar nga Houthit
Ministria thotë se sulmet u kryen pasi Houthit lejuan uljen e një avioni iranian në aeroport.
Ministria e Mbrojtjes: Forcat jemene e godasin aeroportin e Sanasë të kontrolluar nga Houthit
Ngrihet tym pasi u raportua për një sulm ajror pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Sanas. / Reuters

Forcat jemenase goditën pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Sanasë, i cili kontrollohet nga Houthit, për ta penguar uljen e një avioni iranian, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Jemenit.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Saba, ministria tha të hënën se Houthit penguan uljen e avionëve jemenas në aeroportin e Sanasë dhe lejuan uljen e avionit iranian, "në shkelje të sovranitetit të territorit jemenas".

"Si rezultat, pista e aeroportit u godit", shtoi ministria. Më herët, ajo kishte bërë thirrje për evakuimin e aeroportit të Sanasë, duke paralajmëruar civilët të qëndrojnë larg zonës.

Në reagim, zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, u zotua në një postim në platformën X se sulmi "nuk do të kalojë pa hakmarrje dhe ndëshkim".

Më herët, ministri jemenas i Informacionit, Moammar Al-Eryani, akuzoi Houthit se kanë sekuestruar një avion që i përket Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në aeroportin e Sanasë dhe kanë penguar nisjen e tij.

Në një postim në X, Al-Eryani tha se grupi mbajti të ndaluar avionin, së bashku me pilotin dhe bashkëpilotin, duke e cilësuar këtë veprim si një "përshkallëzim të rrezikshëm" dhe një "shkelje flagrante" të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të normave ndërkombëtare që mbrojnë misionet dhe personelin humanitar.

Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se një avion iranian u ul në Aeroportin Al Hudajda, në perëndim të Jemenit, pak pasi forcat jemenase bombarduan pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Sanasë, të kontrolluar nga Houthit.

Sipas Press TV, avioni u ul në Al Hudajda, në bregdetin e Detit të Kuq, pasi pista e aeroportit të Sanasë u godit më herët gjatë ditës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rekord regjistrimesh para Kongresit Ndërkombëtar Astronautik në Antalya
Türkiye godet rrjetin ndërkombëtar të mashtrimit të lidhur me Izraelin, arreston 175 të dyshuar
Italia: Një avion F-2000 u godit gjatë sulmeve në bazën ajrore në Arabinë Saudite
Pakistan, disa të plagosur në një shpërthim gjatë faljes së xhumasë
Izraeli nis sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë
Nigeri, 37 persona të dyshuar si minatorë të paligjshëm vdesin në paraburgim
Bien me 39 për qind mbërritjet e migrantëve në Evropë, por rritet numri i viktimave
Netanyahu pritet në OKB ndërsa ShBA-ja pengon pjesëmarrjen e presidentit palestinez, Abbas
Tre pjesëtarë të forcave të sigurisë siriane vriten gjatë një operacioni arrestimi në Daraa
Irani dëbon një diplomat suedez brenda 48 orëve në një kundërpërgjigje reciproke
UNICEF: Luftimet e reja në Jemen zhvendosën mbi 57 mijë fëmijë brenda dy javësh
Pakistani: Irani t'i bindë Huthit të mos sulmojnë objektet energjetike të Arabisë Saudite
NASA zbulon në Hënë krater gjigant me diametër prej 222 metrash
Kina kundërshton projektligjin e ShBA-së për sanksionet ndaj Rusisë
Izrael, protestë para shtëpisë së prindërve të regjisores së filmit “Naza”
ShBA-ja zgjat sanksionet e vizave ndaj udhëheqësve palestinezë
Forcat izraelite arrestojnë një gazetar dhe plagosin dy palestinezë në Bregun Perëndimor
Trump urdhëron hapa për heqjen e mallrave kanadeze nga prokurimet federale
Regjisori amerikan Oliver Stone: Amerika ka një "uri për luftë"
Shefja e KE-së propozon krijimin e një Këshilli të Sigurisë Evropiane dhe një protokolli emergjence