| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Eurovizioni shtyn votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në 2026 pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme
“Në dritën e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, bordi ekzekutiv i EBU-së u pajtua se ekziston nevoja e qartë për një diskutim të hapur dhe personal,” citoi BBC deklaratën e EBU-së pas mbledhjes së bordit të mbajtur më 13 tetor.
Eurovizioni shtyn votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në 2026 pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme
Eurovizioni shtyn votimin për pjesëmarrjen e Izraelit në 2026 pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme / TRT Balkan

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shtyrë votimin për të vendosur nëse Izraelit do t’i lejohet pjesëmarrja në Konkursin e Këngës së Eurovizionit 2026, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, raportuan mediat të martën.

Sipas BBC-së, u anulua takimi virtual i planifikuar për në nëntor, në të cilin duhej të merrej vendimi për këtë çështje.

EBU-ja njoftoi se kjo çështje tani do të shqyrtohet gjatë asamblesë së përgjithshme dimërore në dhjetor.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, bordi ekzekutiv i EBU-së u pajtua se ekziston nevoja e qartë për një diskutim të hapur dhe personal,” citoi BBC-ja deklaratën e EBU-së pas mbledhjes së bordit të mbajtur më 13 tetor.

Debati për pjesëmarrjen e Izraelit është intensifikuar pas operacioneve të tij të vazhdueshme ushtarake në Gaza.

Disa vende pjesëmarrëse, përfshirë Spanjën, Irlandën, Slloveninë, Islandën dhe Holandën, kanë paralajmëruar bojkot të mundshëm nëse Izraeli merr pjesë në konkursin e ardhshëm në Vjenë.

Transmetuesi holandez AvroTros njoftoi muajin e kaluar se as armëpushimi e as ndryshimet në konflikt nuk do ta ndryshonin qëndrimin e tij për vitin 2026, por shtoi se pjesëmarrja e ardhshme mund të rishqyrtohet në varësi të rrethanave.

Transmetuesi kombëtar austriak ORF, i cili do të jetë mikpritës i konkursit në 2026, e përshëndeti vendimin e EBU-së për të shtyrë votimin.

Ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger, më herët kishte deklaruar se arti nuk është arena e duhur për sanksione.

Transmetuesi izraelit Kan ende nuk është prononcuar për zhvillimin më të fundit.

Në shtator, Kan pohoi se Izraeli duhet të ketë të drejtë pjesëmarrjeje, duke iu referuar historikut të tij të suksesshëm në konkurrim.


Eksploro
BE-ja thirrje përpara përvjetorit të masakrës në Srebrenicë: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit
Egjipti dhe Katari bëjnë thirrje për diplomaci dhe ulje tensionesh në vendet e Gjirit
Zëdhënësi i Hamasit i mbijeton sulmit ajror izraelit
ShBA-ja pezullon sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë hapësirë diplomacisë
Franca aktivizon për herë të parë planin e emergjencës për vapën ekstreme
Zjarri pyjor në jug të Spanjës shkakton vdekjen e të paktën 12 personave
Aktivistët propalestinezë bllokojnë hyrjen në fabrikën Rheinmetall, kundër mbështetjes për Izraelin
Irani thotë se ka goditur qendrën e komandës amerikane dhe bazën ajrore në Jordani
Policia e Kosovës gjen armë dhe municion në Zubin Potok
Dëgjohen shpërthime përgjatë bregdetit jugor të Iranit pranë Bandar Abbasit
Palestina në zgjedhje parlamentare pas 20 viteve, Abbas cakton 28 nëntorin si datë
ShBA-ja godet urën strategjike hekurudhore që lidh Iranin me Kinën dhe Rusinë
India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin
Irani pezullon shërbimin hekurudhor Teheran-Mashhad pas sulmit ShBA-Izrael
Rusia: NATO mbetet e përqendruar në konfrontim pas samitit në Ankara
Të paktën tre të vrarë në sulmin e ShBA-së dhe Izraelit në jugperëndim të Iranit
Shefi i NATO-s: Samiti në Ankara ishte "jashtëzakonisht i suksesshëm"
Trump: Erdoğan është një udhëheqës i madh, Samiti i NATO-s në Türkiye ishte shumë i suksesshëm
Merz: Türkiye është “aleat strategjik” kyç për ne në politikën e jashtme dhe të sigurisë
Trump thotë se ka të ngjarë ta heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit