| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kirurgët turq kryejnë transplantin e parë në botë të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në 8 drejtime
Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu vlerëson ekipin mjekësor në Universitetin "Inonu" të Malatyas për suksesin në këtë procedurë novatore.
Kirurgët turq kryejnë transplantin e parë në botë të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në 8 drejtime
Kirurgët turq kryejnë transplantin e parë në botë të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në tetë drejtime/ Foto: AA

Një ekip mjekësor turk ka kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në tetë drejtime, tha ministri i Shëndetësisë i vendit.

Në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Kemal Memişoğlu përgëzoi profesorin Sezai Yılmaz dhe ekipin e tij në Universitetin "Inonu" për kryerjen e procedurës, duke e quajtur atë një moment historik në mjekësi.

"Në Institutin e Transplantit të Mëlçisë në Universitetin tonë 'Inonu' është arritur një tjetër e para botërore", tha Memişoğlu, duke shtuar: "Dr. Sezai Yılmaz dhe ekipi i tij i nderuar kanë shkruar emrat e tyre në historinë e mjekësisë me një transplant të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në tetë drejtime".

Ai tha se Türkiye është bërë një qendër e njohur globalisht për transplantin e mëlçisë, falë edhe shkencëtarëve dhe mjekëve të trajnuar në Universitetin "Inonu", i vendosur në Anadollin Lindor.

Sipas Memişoğlus, rreth 1.800 transplante mëlçie kryhen çdo vit në Türkiye ndërsa më shumë se 300 prej këtyre procedurave realizohen në këtë institut.

Ai përgëzoi ekipin mjekësor dhe vlerësoi kontributin e tyre në avancimin e kujdesit shëndetësor dhe shkencës mjekësore.