| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s
Qendra e riparimit dhe logjistikës në Czosnow, në Poloninë qendrore, do të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit duke shfrytëzuar ekspertizën britanike
Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s
Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s

Polonia ka hapur një qendër të re të mbrojtjes, të ndërtuar me ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar, për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit dhe krahun lindor të NATO-s.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se qendra e riparimit dhe logjistikës në Czosnow, në Poloninë qendrore, do të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit duke shfrytëzuar ekspertizën britanike.

Hapja e objektit të ri të mbrojtjes u realizua sot, me pjesëmarrjen e ministrit britanik për Gatishmërinë dhe Industrinë e Mbrojtjes, Luke Pollard dhe zv/ministrit polak të Mbrojtjes, Pawel Zalewski, si pjesë e “angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s përballë agresionit në rritje të Rusisë”.

“Personeli britanik do të punojë së bashku me homologët polak në këtë qendër për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë”, thuhet në deklaratë.

Qendra do të mundësojë mirëmbajtje, mbështetje dhe trajnim më të shpejtë dhe më të drejtpërdrejtë për programin PILICA+ të Polonisë, një nismë me vlerë disa miliardë dollarë që synon ndërtimin e një rrjeti të integruar të mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbrojtje më e fuqishme ajrore e Polonisë nënkupton mbrojtje më të fuqishme ajrore të NATO-s dhe kjo punë po zhvillohet duke mbështetur njëkohësisht edhe vendet e punës në të dyja vendet”, tha Pollard.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë